Home Lajme KOSOVË Thaçi i kërkon Luksemburgut përkrahje PËR MSA-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qendron për nje vizitë zyrtare një ditore në Luksemburg, ku sot ka takur homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn te cilit i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, si dhe përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

Zëvendëskryeministri Thaçi e ka vlerësuar përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës ne aspektin e brendshëm dhe atë integrues”Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel”ka thënë Thaçi duke shtuar se Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal.

 

KULTURË

0 3027

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...