Home Lajme KOSOVË Thaçi i kërkon mobilizim FSK-së pas coronavirusit-Ky është hapi i fundit para...

Thaçi i kërkon mobilizim FSK-së pas coronavirusit-Ky është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.

Presidenti Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës, thuhet n ë njoftimin e presidencës.

Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike.

“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh gjeneral Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së dhe kapacitetet për të reaguar në çdo situatë.

Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovë.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...