Home Lajme BOTË “Thelbi i sistemit presidencial është se qeverisja i jepet popullit”

Gjatë një fjalimi në simpoziumin për sistemin presidencial të organizuar nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), të mbajtur në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se thelbi i sistemit presidencial është se qeverisja i jepet drejtpërdrejtë popullit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdoğan tha se “Destabilizimi politik sjell edhe probleme ekonomike dhe sociale. Teksa e shkuara e Republikës është 90 vjeçare vërehet se gjatë kësaj periudhe kanë qenë në krye 65 qeveri. Në vendin tonë ka patur qeveri që nuk kanë patur jetë më shumë se 16 muaj. Teksa Turqia është drejtuar nga qeveri me jetë kaq të shkurtër, ajo është kaluar nga vendet e tjera që kanë qenë me kushte të ngjashme në garën për zhvillim dhe rritje. Madje në këtë vend ka patur edhe qeveri që kanë patur jetë 25 ditë…. A mund të drejtohet shteti në këtë mënyrë? Janë përpjekur ta drejtojnë këtë. Ja edhe ne tani po e rregullojmë këtë që nga themeli.”

“Kërkimet tona përgjatë 200 viteve të fundit, përvojat tona në Republikë dhe kryesisht përjetimet tona në vitet e fundit na tregojnë ne të vërtetën. Nëse dëshirojmë që të arrijmë objektivat tona si vend dhe si popull, fillimisht kemi nevojë për një sistem qeverisës të përcaktuar plotësisht me fuqinë, efektivitetin, autoritetin dhe përgjegjësinë. Faktikisht çështja e sistemit presidencial që ne bisedojmë sot nuk është zbuluar sot, për një ditë apo një vit, por ka në sfond, një plan të thellë dhe të menduar mirë”, është shprehur presidenti Erdoğan.

“Me gënjeshtrat e prodhuara turbullojnë mendjet”

Më tej Erdoğan ka theksuar se “Përvojat që kemi përjetuar në të shkuarën si vend dhe si popull janë përpjekje për të formuar një sistem qeverisës që të jetë më i fortë, më rezistues dhe më i përshtatshëm për të realizuar objektivat tona. Garancia më e madhe e sistemit presidencial është se ai është demokratik në kuptimin e vërtetë. Ky është një sistem ku jeni të detyruar të përgjigjeni para popullit dhe vullnetit kombëtar. Nëse braktisni udhën e treguar nga populli, menjëherë rrëzoheni nga populli. Prandaj unë shprehem kryesisht për ato që janë kundër këtij sistemi se pasiguria e tyre nuk është vetëm tek ai që do të zgjidhet president, por kanë frikë nga populli. Prandaj dhe përpiqen të turbullojnë mendjet e individëve me gënjeshtrat e prodhuara kundër sistemit.”

“Nuk kanë punë tjetër dhe vetëm Tayyip Erdoğan. Por edhe Tayyip Erdoğan nuk është i përjetshëm. Kush e ka garancinë që do të jem edhe më 16 prill?. Prandaj unë shprehem se ne këtu po kryejmë përpjekjet për një sistem. Çfarë do të ndodhë pas Erdoğan? Do të ndodhë ajo që thotë populli, do të ndodhë ajo që thotë Allahu.”

“Thelbi i sistemit është se qeverisja i jepet drejtpërdrejtë popullit”

Në lidhje me sistemin presidencial presidenti i Turqisë është shprehur më tej se “Ky ndryshim, nuk do të jetë një ngjarje e zakonshme. Thelbi i sistemit presidencial është se qeverisja i jepet drejtpërdrejt popullit. Kjo është e vërteta. Një president që do të kryejë këtë detyrë është i detyruar të ketë mendjen tek opinioni publik në çdo hap që do të hedhë sepse do të jetë përgjegjës kundrejt popullit që e mbështet. Çfarë thonë ata paturpësisht pa u mërzitur? se ‘do të eliminohet parlamenti, nuk do të ketë parlament, nuk do të ketë organ legjislativ’ A mund të ketë një marrëzi të tillë?”

“Kanë dashur të vazhdojnë udhën duke prangosur këmbët e këtij populli që prej një kohe, duke u shprehur ‘të jetë i vogël, por i yni’. Por tashmë kjo periudhë ka përfunduar dhe ka ardhur koha që të zhvillojmë perceptimin ‘të jetë e madhe dhe të jetë e të gjithëve’. Ndryshimi i kushtetutës me këtë qasje hap rrugën për Turqinë e madhe dhe me mirëqenie. Për këtë sistemi nuk ka nevojë personaliteti im, por ka nevojë populli. Për këtë arsye me mbështetjen dhe kontributin tim personal ne kalojmë në sistemin presidencial për të ardhmen e këtij populli trim. Sigurisht që këtij sistemi do ti themi ‘po'”, është shprehur Erdoğan.

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...