Home Lajme Thirrje publike për Subvencionime nga Komuna e Prizrenit

Thirrje publike: Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportitDrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrje publike për të gjithë OJQ-të (organizatat jo-qeveritare) të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit dhe individët, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare në:• Fushën e kulturës• Fushën e rinisë• Fushën e sportit: Lot 1, 2 dhe 3.Kriteret e kualifikimit, dokumentet që duhet të dorëzohen për të aplikuar, si dhe formularin për aplikim dhe deklaratën mbi financimin e dyfishtë për këtë thirrje mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-ojq-kulture…/Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje është 23 Tetor 2020! Aplikimi bëhet në mënyrë fizike, në zarf të mbyllur tek Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sporteli nr: 3 në ndërtesën e Administratës Komunale.Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-ojq-kulture…/Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/subvencije-za-nvo-kulturu…/