Home Lajme KOSOVË Thirrje publike: Shfrytëzim i shtëpizave nga druri për bizneset dhe gratë që...

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE), fton të gjithë bizneset dhe gratë që merren me punë artizanale, që operojnë në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për shfrytëzimin e shtëpizave nga druri, në të cilat mund të bëjnë shitjen dhe promovimin e produkteve të tyre nga muaji Maj deri në muajin Gusht, respektivisht gjatë sezonës së verës, me kushte dhe kritere që janë të përfshirë në thirrjen e mëposhtme:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/04/Thirrje_shqip-.pdf

DTZHE aktualisht posedon 10 shtëpiza nga druri dhe në rast se numri i të interesuarve (aplikimeve) tejkalon këtë numër, përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të shortit që do të tërhiqet.

Për ta konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet, informatat duhet t’i përcjellni në e-mail adresën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – dtzhepz@gmail.com, deri më datën 11.05.2021.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/04/Thirrje_-tur.pdf

Për gjuhën boshnjake: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/04/Thirrje_bos.pdf