Home Lajme KOSOVË TIKA MBËSHTET AFTËSIMIN PROFESIONAL DHE BASHKËKOHOR TË MËSIMDHËNËSVE

PRIZREN (AA) – Me ceremoninë festive të organizuar sonte, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është bërë hapja zyrtare e Projektit për “Avancimin e Aftësive të Mësimdhënies së mësuesve turq të cilët veprojnë dhe punojnë në Kosovë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky projekt i cili është iniciuar nga Shoqata e Mësuesve Turk të Kosovës dhe përkrahur financiarisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, do të realizohet me ndihmën e Universitetit të Gaziantepit në Turqi, si dhe Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e shoqëruar edhe nga konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selen Evcit, deputetët turq në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesi i TIKA-së, përfaqësuesit e Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, rektori i Universitetit të Gaziantepit, zëvendës Rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, përfaqësues të Komunës së Prizrenit, përfaqësues të Shoqatës së Mësuesve Turq në Kosovë, pjesëtarët e kontingjentit të forcave ushtarake turke në kuadër të KFOR-it, etj.

Orhan Volkan, kryetari i Shoqatës së Mësuesve Turq, foli për historikun e themelimit të kësaj shoqate dhe veprimtarinë e saj nga viti 1994. Ai ka theksuar se aktualisht, mësuesit dhe arsimtarët që ligjërojnë në gjuhën turke në Kosovë, përballen me vështirësi dhe sfida të shumta, prandaj sipas tij kjo nismë e ndërmarrë nga disa institucione ka për qëllim të ndihmojë në avancimin dhe aftësimin profesional të mësimdhënësve turk në Kosovë.

“Në Kosovë është identifikuar nevoja për aftësimin e mësimdhënësve, prandaj për ta zgjedhur këtë çështje, ne kemi kontaktuar Universitetin e Gaziantepit dhe ja ku jemi sot, në hapjen e këtij projekti. Pjesë e këtij projekti do të jenë 150 mësues turk që do të aftësohen në fushën e teknologjisë, teknikat alternative të matjes dhe teknikat tjera të mësimdhënies efektive ” tha Orhan Volkan duke theksuar se financimin e projektit e ka bërë TIKA.

Zëvendës koordinatori i TIKA-së për Kosovën, Fatih Abdi Çetin deklaroi se ky projekt i cili po fillon sot është shumë i rëndësishëm për mësimdhënien në gjuhën turke në Kosovë. Ai tregoi se TIKA në Kosovë ndihmon në zhvillimin e shumë fushave, duke filluar nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, bujqësia dhe në veçanti, ruajtja dhe konservimi i trashëgimisë kulturore dhe historike.

Çetin u shpreh se që nga viti 2005, kur ka filluar punën e saj në Kosovë, TIKA ka realizuar më shumë se 100 projekt nga fusha e arsimit. Ai u shpreh se projektet në gjuhën turke gjithmonë kanë qenë të rëndësishme për TIKA-në e cila i ka përkrahur pa rezervë të gjitha shkollat, shoqatat dhe institucionet tjera mësimore në gjuhën turke, në Kosovë.

Mehmet Yavuz Coskun, rektori i Universitetit të Gaziantepit ku do të realizohet pjesa praktike e aftësimit të mësimdhënësve turq nga Kosova, u shpreh krenarë që institucioni që ai i udhëheq do të kontribuoj në ngritjen profesionale të mësuesve dhe arsimtarëve. Njëherësh, ai foli për bashkëpunimin, që e konsideroi të shkëlqyeshëm, që Universiteti i Gaziantepit ka me institucionet e arsimit dhe të shkencës së Kosovës.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç duke përshëndetur të pranishmit, fillimisht falënderoi kontribuuesit në realizimin e këtij projekti dhe theksoi se gjuha turke në Kosovë është ruajtur nga kontributi i mësuesve turk të cilët, sipas saj, me dekada punuan për t’iu përcjell njohurit gjeneratave të reja.

KULTURË

0 2909

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...