Home Lajme KOSOVË Totaj: Dega e PDK-së e mobilizuar maksimalisht që të dal triumfuese në...

Totaj: Dega e PDK-së e mobilizuar maksimalisht që të dal triumfuese në Prizren me 6 tetor

Dega e PDK-së është mobilizuar maksimalisht që të dal triumfuese në Prizren në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, pohon kryetari i saj dhe njëherit edhe shefi i shtabit zgjedhor, Shaqir Totaj.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se ky organizëm politik përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme i ka filluar qysh para një muaji, me ç’rast është formuar shtabi zgjedhor i cili përmban 13 sektorë si dhe shtabet brenda nëndegëve. Gjithashtu vijon ai, jemi në pritje të finalizimit të programit partiak që do të jetë oferta jonë më e mirë për qytetarët, me një sllogan të qëlluar për zhdukjen e korrupsionit dhe nepotizmit, si argument që na bën të besojmë se do t’i fitojmë zgjedhjet, sepse jemi parti e fuqishme, e hapur dhe në transformim e sipër, pasi që duke ndryshuar vetveten synojmë të ndryshojmë Kosovën, theksoi ai. Kryetari Totaj, shprehu besimin se do të jenë dy elemente të cilat do të përcaktojnë fitoren e partisë së tij në Prizren: Niveli i organizimit të brendshëm partiak dhe kualiteti i kandidatëve. Ai tha se numri i kandidaturave ka qenë shumë i lartë, ndërsa përzgjedhja e 8 kandidatëve ka qenë pa probleme.

Kryetari i PDK-së , Totaj, shton se lista e kandidatëve të PDK-së nga Prizreni është kompetitive me profile të njerëzve të cilët i përkasin niveleve të ndryshme të shoqërisë sonë. Kryetari, Totaj, flet më tej për arsyen pse prizrenasit duhet që të përkrahin PDK-në në zgjedhjet e parakohshme, dhe vet atë si kandidat në listënzgjedhore të këtij subjekti politik. Ndryshe, në listën e PDK_së për zgjedhjet e 6 tetorit nga dega e Prizrenit janë përzgjedhur: Shaqir Totaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj – Gutaj, Bear Berisha, Ymran Fusha, Kadri Kryeziu, Novitet Nezaj dhe Urata Tahiri.

KULTURË

0 2720

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...