Home Lajme KOSOVË Transportonte para të falsifikuara nga Maqedonia në Kosovë, Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit përmes njësitit në Ferizaj, përmes rrugëve inteligjente ka pranuar informacione se një person i dyshuar me iniciale (A.L.) është duke u marr me veprime kriminale, me falsifikim të parave të metalta të cilat dyshohet se i transporton nga Maqedonia e Veriut me veturën e tij (tipi i veturës i njohur për Policinë) dhe i sjell paratë në Kosovë.
Me datë 17.01.2021 rreth orës 11:00, i apostrofuari më lart me iniciale (A.L.) e ka kaluar pikën kufitare Hani Elezit dhe hetuesit rajonal kundër krimeve ekonomike në Ferizaj kanë vepruar menjëherë në teren, kanë bashkërenduar veprimet operacionale me Policinë kufitare të Hanit të Elezit dhe në Glloboqicë është ndaluar personi (A.L) së bashku me një person tjetër (SH.B.) që në këtë rast ishte vozitës i veturës.
Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin katër dhjete (40) paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë (8000) Euro.
Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)
Pas kryerjes së procedurave në pikën kufitare Glloboqicë, çdo herë në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë sjellë në stacionin Policor në Ferizaj për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.