Home Lajme Tre deputetë nga komunitetet joshumicë i japin mbështetje Albin Kurtit për formimin...

Tre deputetë nga komunitetet joshumicë i japin mbështetje Albin Kurtit për formimin e Qeverisë së Re

“Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime” shkruan Kurti.
Postimi i plotë:
Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.