Home Lajme KOSOVË TRE MIJË LËNDËT QËLLIMISHT “VJETËRSOHEN” NË POLICI

Me vite të tëra, më shumë se tre mijë lëndë të llojeve të ndryshme, po mbahen të mbyllura në Stacionin e Policisë në Skenderaj. Ato nuk janë dorëzuar në Prokurori, për shkak se, “Prokuroria nuk ka hapësira të mjaftueshme për vendosjen e lëndëve që dorëzohen”.

Në anën tjetër besohet se këto lëndë i përkasin njerëzve të fuqishëm, të cilët po e presin “vjetërsinë e lëndëve” dhe humbjen e aktualitetit.

Ndonëse sipas zyrtarëve policorë në Skenderaj, janë mbi 3 mijë lëndë penale që janë grumbulluar me vite dhe mbahen të mbyllura në sirtarët e Stacionit të Policisë, burime të gazetës përbrenda Gjykatës Themelore të Mitrovicës, dega në Skenderaj, kanë siguruar se janë mbi 5 mijë lëndë, një numër i madh i të cilave tashmë janë vjetërsuar dhe ato duhet vetëm të përshkruhen për shkak të skadimit të afatit të dorëzimit në Prokurori dhe për shkak të përfundimit të afatit të shqyrtimit.

Sipas këtyre burimeve, për lëndët penale, koha e vjetërsimit është 3 vjet, ndërsa të atyre për kundërvajtje një vit. /Zëri

KULTURË

0 2124

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...