Home Lajme Trump ngre padi në tri shtete, konteston rezultatin zgjedhor

Ndërsa Demokrati, Joe Biden, është shumë pranë t’i fitojë 270 vota elektorale që i duhen për t’u shpallur president, kampi i presidentit Donald Trump, ka nisur proceset gjyqësore, strategji që Trump e kishte paralajmëruar me javë: duke sulmuar integritetin e procesit zgjedhor në shtetet ku rezultati do të nënkuptonte humbje, shkruan AP.Demokratët qeshën me paditë që kampi i presidentit i ka bërë të mërkurën në Pennsylvania, Michigan dhe Georgia. Përkundër lëvizjes agresive, veprimet gjyqësore duket se nuk do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.Paditë e reja, duke iu bashkuar atyre ekzistuese ligjore që Republikanët i kanë bërë në Pennsylvania dhe Nevada, kërkojnë qasje më të mirë për monitoruesit e kampit në lokacione ku votimet po procesohen dhe numërohen, dhe kanë ngritur shqetësime për numërimin e votave me kusht, është thënë nga kampi i Trumpit.AP mbrëma ka njoftuar se Michigani i takon Demokratit, Joe Biden. Por nuk ka njoftuar ende për fitues në Nevada, Pennsylvania dhe Georgia.Kampi i Trumpit po ashtu kërkon ta dërgojë rastin e Pennsylvania në Gjykatën Supreme, që do të merret me atë nëse votat e pranuar deri në tri ditë pas ditës së zgjedhjes duhet të numërohen, ka thënë zëvëdenësmenaxheri i kampit të Trumpit, Justin Clark.Po ashtu kampi i presidentit ka kërkuar edhe rinumërin në Wisconsin, një shtet që mbrëmë është konfirmuar nga AP se Bideni e ka fituar. Menaxheri i kampit të Trumpit, Bill Stepien, ka thënë se ka pasur parregullësi në disa qarqe në Wisconsin, por nuk i ka specifikuar ato.Joe Biden në anën tjetër ka thënë se duhet të vazhdohet numërimi në të gjitha shtetet, dhe ka shtuar: “Asnjëri nuk do ta marrë demokracinë tonë nga ne”.Zëdhënësi i kampit të Bidenit, Andrew Bates, ka thënë se betejat ligjore nuk janë sjellje e një kampi fitues.“Ajo që e bën patetike këtë është se derisa Trumpi po kërkon rinumërim në disa vende që i ka humbur, ai në të njëjtën kohë po angazhohet në tentime për të ndalur numërimin e votave në shtete tjera në të cilat është duke shkuar drejt humbjes”, ka thënë Bates.Numërimi i votave ndërkohë është zgjatur edhe për sot. Në çdo zgjedhjem rezultatet e raportuara në natën e zgjedhjeve nuk janë zyrtare dhe votimi vazhdon përtej ditës së zgjedhjes. Por këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, shtetet po përballën me një numër të madh të votave me postë që janë shtyrë nga frika e votimit me prani fizike shkaku i pandemisë.Votat me postë dhe kusht normalisht se kërkojnë kohë për t’u verifikuar dhe numëruar. Këtë vit, për shkak të numrit të madh të votave me postë dhe rezultatit të ngushtë, rezultatet pritet të vonohen.Paditë që kampi i Trumpit i ka bërë në Michigan dhe Pennsylvania të mërkurën kanë kërkuar për ndalim të përkohshëm të numërimit, derisa të jepet qasje në disa lokacione dhe të lejohet rishikimi i votave që janë hapur dhe procesuar.Presidenti Trump është në avantazh në Pennsylvania, por avantazhi po tkurret ndërsa më tepër vota me postë po numërohen. Në këtë shtet janë numëruar 3.1 milionë me postë.Prokurori i përgjithshëm i Pennsylvania, Josh Shapiro, një Demokrat, ka thënë për CNN, se padia e kampit të Trumpit është më tepër “dokument politik sesa ligjor”, raporton Koha.“Ka transparencë në këtë proces. Numërimi po vazhdon. Ka monitorues që po monitorjnë numërimin dhe numërimi do të vazhdojë”, ka deklaruar Shapiro.