Home Lajme BOTË Trumpi shpall fitoren në zgjedhje, por do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për gazetarë në orët e para të mëngjesit, ku ka thënë se i ka fituar zgjedhjet presidenciale.“Ne ishim duke u përgatitur për t’i fituar këto zgjedhje. Sinqerisht, ne i fituam këto zgjedhje”, deklaroi presidenti amerikan.Ai e shpalli fitoren në disa shtete të rëndësishme, si Florida dhe Teksasi, si dhe tha se ka përkrahje të madhe në Pensilvani, pavarësisht se procesi i votimit ende nuk ka përfunduar.Në kundërthënie me deklaratën e tij për fitore në zgjedhje, Trumpi megjithatë tha se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për atë që ai e cilësoi si manipulim në zgjedhje, por nuk dha hollësi për çfarë manipulimi e ka fjalën saktësisht.“Ky është një mashtrim ndaj publikut amerikan. Ky është një turpërim ndaj vendit tonë”, tha ai.Cilat janë rezultatet deri më tani?Sipas të dhënave të televizionit Fox News, presidenti i tanishëm, Donald Trump, e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Joe Biden, duke siguruar 213 vota të Kolegjit Zgjedhor, vetëm 25 më pak se ish-nënpresidenti amerikan.Me fjalë të tjera, Joe Biden i ka marrë rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota ose 48.5 për qind, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.Trumpi ka epërsi në disa shtete të mëdha si Florida dhe Teksas, ndërsa Joe Biden ka rezultat më të mirë në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, si dhe në shumicën e shteteve të verilindjes, përfshirë Nju Jorkun.Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senat, ku tash për tash secila parti i ka siguruar nga 46 ulëse, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 ulëse, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.

KULTURË

0 56

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren