Home Lajme BOTË “TURQIA DHE SHBA KANË VENDOSUR TË THELLOJNË BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUDËR DAESH...

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, James Brindle ka theksuar se: “Vazhdon angazhimi i vendosur i Turqisë për pjesëmarrjen në operacionet ajrore të koalicionit kundër DAESH (ISIS)”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, James Brindle duke theksuar se 6 avionët F-16 të Forcave Ajrore Amerikane të dërguar në bazën ajrore Incirlik së shpejti do të fillojnë operacionet, ka pohuar se: “Vazhdon angazhimi i vendosur i Turqisë për pjesëmarrjen në operacionet ajrore të koalicionit kundër DAESH”, raporton Anadolu Agency (AA).

Brindle iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me përdorimin e bazës Incirlik nga forcat e koalicionit në luftën kundër DAESH. Ai, duke theksuar se nuk do të japin ndonjë deklaratë në lidhje me dërgimin e avionëve të rinj pas mbërritjes në fundjavë të avionëve F-16 në bazën Incirlik, ka shtuar se: “Çdo detyrë do të kryhet në varësi të nevojës së përforcimit”.

Ndërsa në lidhje se kur do të fillojnë operacionet me njerëz nga Incirliku kundër DAESH, Brindle ka vlerësuar se: “Shpresojmë se mjetet ajrore me njerëz do të fillojnë nga (Incirliku) operacionet në një kohë të afërt. Do ti kryejmë në një kohë të përshtatshme në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë”.

Në lidhje me pjesëmarrjen e Turqisë në operacionet ajrore në kuadër të luftës kundër DAESH Brindle ka shprehur qëndrimin se: “Vazhdon angazhimi i vendosur i Turqisë për pjesëmarrjen në operacionet ajrore të koalicionit kundër DAESH. SHBA-ja dhe Turqia po punojnë që ti japin formën e fundit detajeve në pikën e përfshirjes në kuptimin e plotë të Turqisë në operacionet ajrore të koalicionit. Deri sa këto detaje të qartësohen SHBA-ja i ka kërkuar Turqisë që për ti siguruar sulme të sigurta ajrore forcave të koalicionit të cilat kanë një intensitet në hapësirën ajrore, të mos ndërmarrë sulme ajrore të pavarura, gjë të cilën Turqia e pranoi”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes nuk ka dhënë informacione në lidhje me operacionet ajrore të mjeteve ajrore pa pilot në Incirlik dhe në lidhje me informacionet që ato do të marrin. Ai ka theksuar se nuk do të bëjë deklaratë nëse SHBA do të ketë shkëmbime të informacionit mes shërbimeve inteligjente të SHBA-së dhe të Turqisë.

Brindle i cili ka rikujtuar se Ankaraja me Washingtonin kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në luftën kudër DAESH dhe se në kuadër të kësaj Turqia ndaj avionëve të SHBA-së ka hapur bazat e saj që të përdoren në operacionet kundër DAESH, ka deklaruar ndër të tjera se: “Vazhdojnë bisedimet tona me Turqinë për të vlerësuar opsionet shtesë në mënyrë që të ketë një luftë sa më efektive kundër DAESH në kufirin e Turqisë. Nuk mund të ndajmë çdo informacion shtesë në këtë moment dhe gjithashtu nuk mund të shprehemi për disa detaje të përcaktuara”.

KULTURË

0 2433

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...