Home Lajme BOTË Turqia drejt referendumit

Propozimi i Ndryshimit të 18 neneve të kushtetutës u pranua në Kuvend.

Propozimi u pranua me 339 vota.

Një nga pikat më të rëndësishme ishte neni që njeh presidentin si kreun e shtetit dhe të ekzekutivit.

Sipas kësaj Presidenti do të mund të nxjerrë dekretligje për çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e tij ekzekutive.

Presidenti do të mund të shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme në rastet e mobilizimit të përgjithshëm, të kryengritjes, të një tentative të fuqishme dhe vepruese kundër atdheut ose republikës, të përhapjes së lëvizjeve të dhunshme që rrezikojnë nga brenda ose jashtë pandashmërinë e vendit dhe të popullit.

Presidenti mund të emërojë një ose më shumë ndihmës të tij.

Kuvendi do të kontrollojë aktivitetin e Presidentit. Në qoftë se shumica e thjeshtë e numrit të plotë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë do të paraqesë një mocion kundër Presidentit, i cili sipas kushtetutës aktuale nuk ka përgjegjësi para Kuvendit, me pretendimin se ka kryer një vepër penale, atëherë do të mund të kërkohet kryerja e hetimit.

Dekretet e Presidencës që do të nxirren në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të jenë të varura nga kufizimet e dekreteve që dalin në gjendje të zakonshme.

Kurse për Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (HSYK) do të ketë ndryshime të tilla si:

Emri i “Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” do të ndryshohet në “Këshilli i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”; këshilli do të ketë 13 anëtarë (nga 22 që ka sot) dhe do të punojë me dy kolegje.

4 anëtarë të këshillit do të zgjidhen nga Presidenti, kurse 7 nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.

Zgjedhjet e deputetëve dhe i presidentit do të bëhen një herë në 5 vjet dhe do të mbahen në një ditë me zgjedhjet presidenciale.

Me përjashtim të gjykatave disiplinore nuk do të themelohen gjykata ushtarake.

Presidenti do ti paraqesë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë projektligjin për buxhetin.

Propozimi që kaloi nga kuvendi do ti paraqitet presidentit.

60 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare do të hyjë në zbatim.

Nëse procesi procedon siç është planifikuar, në muajin prill Turqia do të shkojë në referendum.

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...