Home Lajme BOTË Turqia, “foleja e arsimit” për studentët e huaj

Sipas raportit për vitin 2016 për emigrimin në Turqi, thuhet se në institucionet arsimore në varësi të Ministrisë turke të Arsimit, 795.962 persona vazhdojnë arsimimin e tyre, nga të cilët 232.714 në shkollat e fillore dhe të mesme, 103.727 në universitete dhe 459.521 persona në qendrat arsimore të përkohshme.

Raporti është përgatitur nga Drejtoria për Emigrimin pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, ndërsa në pjesën e titulluar “shtetas të huaj” janë edhe shifrat e studentëve që arsimohen në Turqi, të ardhur nga vendet e tjera.

Ndërsa për përgatitjen e raportit janë marrë për bazë të dhënat nga Ministria turke e Arsimit, Ministria e Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Arsimit të Lartë, Kryesia e Turqve jashtë Vendit dhe Popujve Miq, etj.

Sipas raportit gjatë vitit të shkuar 61 mijë persona kanë marrë leje qëndrimi si studentë në Turqi.

Në vitin shkollor 2016-2017, 103.727 persona janë regjistruar si studentë në universitete dhe institucione të arsimit të lartë. Ndërkohë që Azerbajxhani me 15.036 persona mban vendin e parë për nga numri, Siria është renditur e dyta me 14.765 persona.

Në shkollat në varësi të Ministrisë së Arsimit të Turqisë gjatë vitit shkollor 2016-2017, janë ulur në banka 232.714 studentë të huaj.

Ndërsa nga ana tjetër, në kuadër të vazhdimit dhe mos ndërprerjes së arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve sirianë të cilët ndodhen në statusin e refugjatit në Turqi që prej 9 marsit të vitit 2017, 459.521 persona janë ulur në bankat e shkollës. Gjuha kryesore e mësimdhënies për ta është gjuha arabe, ndërkohë mësuesit e turqishtes japin 15 orë në javë mësim sirianëve që studiojnë në këto shkolla.

Nga ana tjetër gjatë vitit shkollor 2016-2017 në institucionet arsimore turke, janë të regjistruar 2.864 mësimdhënës, nga të cilët 367 janë nga SHBA-ja, 331 nga Britania e Madhe, 331 nga Siria, dhe 255 shtetas të Azerbajxhanit.

Mbështetja me bursë studentëve të huaj 

Një kontribut shumë i rëndësishëm ndaj studentëve të huaj që Turqia jep janë edhe bursat e studimit. Në këtë kuadër 1.868 persona gjatë vitit të shkuar kanë marrë të drejtën e bursës së dhënë nga Ministria e Sporteve dhe Rinisë për strehim në konviktet e shtetit. Ndërkohë duke përfshirë edhe të tjerë nxënës të regjistruar, në konviktet e shtetit janë gjithsej 2.331 studentë.

Një tjetër institucion i rëndësishëm që jep bursë për studentët që vijnë nga jashtë vendit dhe që arsimohen në Turqi, është dhe Kryesia për Turqit dhe Popujt Miq që Jetojnë Jashtë Vendit. Ky institucion gjatë vitit 2016 iu ka dhënë 3.995 studentëve nga 142 vende të botës bursë studimi. Ndërkohë institucioni në fjalë ka akorduar vetëm vitin e kaluar 1.275 bursa studimi për sirianët, në nivelet, shkollë e mesme, universitet, master dhe doktoraturë.

Ndërkohë gjatë vitit të shkuar në Turqi kanë marrë leje qëndrimi edhe sportistë dhe trajnerë. Sipas statistikave 727 persona kanë marrë leje qëndrimi për këtë gjë. Ndërsa SHBA-ja ndodhet në vendin e parë me 174 sportistë dhe trajnerë.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...