Home Lajme BOTË Turqia hap Ajasofjan për adhurim më 24 korrik

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pasi të përfundojnë përgatitjet, Turqia planifikon të hap Ajasofjan për adhurim nga xhumaja e 24 korrikut, raporton Anadolu Agency.

Presidenti turk theksoi se Ajasofja do të vazhdojë të përfaqësojë të gjithë me statusin e saj të ri, në një mënyrë shumë më të sinqertë.

Erdoğan njoftoi se pas heqjes së statusit të një muzeu, ne do të heqim pagesën për hyrje në Ajasofja.

“I ftoj të gjithë të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendim tim mbi Ajasofjan”, tha Erdoğan.

“Këmbëngulja që Ajasofja të mbetet si muze do të ishte një kërkesë e barabartë me atë që Vatikani të shndërrohet në muze”, shtoi ai.

Këshilli i Shtetit në Turqi, gjykata më e lartë në vend për çështjet administrative, ka anuluar vendimin e 24 nëntorit të vitit 1934 me të cilin xhamia Ajasofja u shndërrua në muze.

Shoqata e Shërbimeve të Përhershme për Vakëfet, Monumentet Historike dhe Mjedisin ngriti padi në Këshillin e Shtetit me kërkesën e anulimit të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 1934.

Dhoma e 10-të e gjykatës më 2 korrik e shqyrtoi çështjen duke organizuar një seancë dëgjimore për palët.

Pas dëgjimit, dhoma dha vendimin në lidhje me çështjen, duke anuluar vendimin e vitit 1934.

Sipas vendimit të plotë të gjykatës, Ajasofja është në pronësi të vakëfit të krijuar nga Sulltan Mehmet Fatihu dhe ishte paraqitur për komunitetin si xhami.

Në vendim thuhet se në tapinë e saj, Ajasofja përkufizohet si “xhami” dhe kjo nuk mund të ndryshohet me ligj.

Vendimi konkludon se juridikisht nuk është e mundur që ndërtesa të dedikohet për përdorime të tjera përveç si xhami, siç përkufizohet në dokumentin e saj.

KULTURË

0 12

Djemtë e grupit muzikor "04band" nuk i ndal as pandemia, të përkushtuar ndaj artit, e në veçanti të muzikës, tani më janë...