Home Lajme BOTË TURQIA I KTHEHET EPOKËS SË KOALICIONEVE

Edhe pse partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), i fitoi zgjedhjet parlamentare në Turqi me 41% të votave, ajo nuk arriti ta sigurojë shumicën e thjeshtë parlamentare për formimin e qeverisë. Me këtë, pas tre mandatesh të qeverisjes së AKP-së, Turqia po i kthehet edhe një herë qeverive të koalicionit, të cilat kanë qenë shumë jo-stabile dhe kanë sjellë vazhdimisht kriza të shumta ekonomike dhe politike në të kaluarën jo shumë të largët të Turqisë.

Dalja e rezultateve preliminare dhe paraqitja e nevojës për formimin e një qeverie të koalicionit ka shkaktuar ngrijten e shpejtë dhe arritjen e vlerave rekorde të Dollarit dhe të Euros.

Analistët turq tani frigohen se Turqia sërish do t’i kthehet ditëve të stagnimit ekonomik dhe krizave politike për shkak të qeverive të koalicionit të cilat gati asnjëherë nuk kanë funksionuar si duhet dhe shumica e mandateve ka përfunduar ose me zgjedhje të parakohshme ose me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Parlamenti turk ka gjithsej 550 ulëse, nga të cilat duhen 276 për ta formuar qeverinë. Ndërsa pragu elektoral është 10%.

Përderisa partia në pushtet AKP fitoi rreth 9% më pak vota se në zgjedhjet e kaluara ose 258 deputet, partia më e madhe opozitare CHP nuk arriti të fitoj më shumë se 25% të votave, ashtu siç pritej nga ata. Një ngritje solide ka arritur partia nacionaliste MHP e cila ka fituar rreth 16% ndërsa supriza e këtyre zgjedhjeve është partia me bazë etnike kurde HDP, e cila këtë herë për herë të parë ka garuar si parti. Kjo parti ka arritur të futet në parlament me 13% të votave ose me 80 deputet.

Rezultatet e dala nga këto zgjedhje nuk janë shumë shpresëdhënëse. Asnjë nga tre partitë opozitare parlamentare nuk shikon ngrohtë në mundësinë e koalicionit me AKP-në, për shkak të tendencave të AKP-së për ndryshimet kushtetuese që do ta kthenin Turqinë nga sistemi i Demokracisë Parlamentare në sistemin Presidencial. AKP mban qëndrimin se me anë të sistemit presidencial Republika e Turqisë do të kishte një stabilitet më të theksuar politik dhe zhvillim më të madh në të gjitha fushat.

Në anën tjetër, dallimet e mëdha ideologjike në mes të partive opozitare si dhe pozicionimet e kundërta nacionaliste të HDP-së dhe MHP-së nuk duken se do të mundësojnë formimin e qeverisë nga partitë opozitare.
Nëse brenda 45 ditës pas çertifikimit të rezultateve nuk arrihet të formohet qeveria, atëherë Turqia do të shkojë edhe një herë në zgjedhje. /rtvbesa.com/

KULTURË

0 2925

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...