Home Lajme BOTË Turqia ka kërkuar ekstradimin e pjesëtarëve të FETO-s nga 16 shtete

Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka kërkuar nga 16 shtete ekstradimin e 28 personave pjesëtarë të Organizatës Terroriste FETO.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme Turke për Ligje Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë, nga ministria janë përgatitur dosje për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës, përfshirë edhe persona që janë arratisur jashtë vendit pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Ministria u ka dërguar 16 shteteve gjithsej 31 dosje për ekstradim të përgatitura nga prokuroritë dhe gjykatat për 28 pjesëtarë të FETO-s për të cilët është konfirmuar se jetojnë në këto shtete.

Nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania është kërkuar ekstradimi i nga dy pjesëtarëve të FETO-s, ndërkohë që nga Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Brazili, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore (KKTC) dhe Polonia ekstradimi i nga një pjesëtari të organizatës.

Në SHBA kanë arritur pesë dosje

Ndërkaq, nga Gjermania është parashtruar kërkesa për ish-prokurorët Zekeriya Öz dhe Celal Kara.

Kërkesë është parashtruar edhe për ekstradimin e tetë puçistëve që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti.

Nga ana tjetër, nga SHBA-të është kërkuar ekstradimi i kreut të FETO-s Fetullah Gülen dhe Emrullah Uslu, i cili në opinionin publik njihet si “Emre Uslu”. Katër nga pesë dosjet e dërguara në SHBA për Fetullah Gülen dhe Uslu, janë në lidhje me Gülenin.

KULTURË

0 3027

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...