Home Lajme KOSOVË “Turqia mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës”

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, tha se Turqia jep mbështetje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Spahiu ka vizituar qytetin e Mersinit për të realizuar takime dhe për të marrë pjesë në disa aktivitete, me ç’rast ka takuar prefektin e Mersinit Özdemir Çakacak dhe kryebashkiakun Burhanettin Korkmaz.

Në fjalën e tij që mbajti në prefekturë, Spahiu tha se mes Turqisë dhe Kosovës ekziston një histori e përbashkët e cila daton prej vitesh të gjata, duke shtuar se Turqia gjithnjë ka qenë mbështetësi më i madh i Kosovës në përpjekjen e saj për pavarësi. Ai theksoi se lidhjet e fuqishme vëllazërore mes dy vendeve kanë vazhduar duke u rritur edhe pas pavarësisë së Kosovës.

Spahiu u shpreh se edhe pse Kosova është shtet i vogël, ajo ka miq të fuqishëm si Turqia dhe se Turqia mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Turqia jep mbështetje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në Kosovë aktualisht ushtrojnë veprimtari më shumë se 400 kompani turke. Ne jemi shtet i pasur me resurse nëntokësore. Po ashtu, kemi popullsi të re, kurse kualiteti i arsimit tonë është në gjendje mjaft të mirë”, vuri në dukje Spahiu.

Edhe prefekti Çakacak theksoi se marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë.

Ai rikujtoi se Turqia është nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se dëshirojnë që Kosovën ta shohë si një vend edhe më të zhvilluar në çdo fushë.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Kryebashkinë e Mersinit, Spahiu ka thënë se Kosova pret tregtinë dhe investimet e nevojshme për zhvillim.

KULTURË

0 442

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...