Home Lajme BOTË Turqia planifikon të dërgojë 15 mijë ton ndihma në Somali

Turqia po planifikon të dërgojë 15,000 ton ndihma humanitare në Somali gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, bëri të ditur sot zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yildiz.

Somalia është një nga disa shtetet afrikane që përballet nga uria për shkak të thatësirës. “Kërcënimi i urisë që është përsëritur në Afrikën Subsahariane, veçanërisht në Bririn e Afrikës, është shkaktuar nga një thatësirë e re”, tha Yildiz në hapjen e eventit të sponsorizuar nga Turqia, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Programi i Zhvillimit të OKB-së.

“Ne, si Turqi, kemi filluar një fushatë kombëtare donacioni për krizën e urisë në Bririn e Afrikës dhe Jemenin e udhëhequr nga presidenti ynë, ngjashëm me atë që bëmë në 2011. Jemi duke planifikuar që gjatë Ramazanit të dorëzojmë 15,000 ton ndihma humanitare në zona të ndryshme të Somalisë”, tha ai.

Thatësira ka goditur 11 nga 18 rajonet e Somalisë, duke përfshirë rajonin më shumë të prekur Bay. Zëvendësministri turk shtoi se buxheti vjetor i ndihmës humanitare të Turqisë ishte rritur nga rreth 85 milionë dollarë një dekadë më parë në 6 miliardë dollarë vitin e kaluar

KULTURË

0 263

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...