Home Prizreni online U MBAJT MBLEDHJA KOMEMORATIVE PËR PRIMARIUS DR. SHERIF BESIMI


Spitali Rajona”Prim dr.Daut Mustafa”,sot,në shenjë nderimi për Prim dr.Sherif Besimi,pasiqë ai ka ndërrur jetë organizoi një mbledhje komemorative,ku fillimisht zëdhënësi i këtij spitali prof Shefjat Berisha se Dr Sherif Besimi ishte personalieti që i ka dhënë vulën e humanitetit shëndetësisë prizrenase e kosovare.Kurse për jetën dhe veprën e Prim. dr. Sherif Besimit ka folur shefja e repartit të pediatrisë Dr Ymrane Celina e cila tha se dr,Sherifi ka pasur të gjitha etapat e tija të ndritura dhe dua të përmend ambulancën e tij e cila u bë Unversiteti për shumë studentë e shumë nënxës të mjekësisë adresë e vetme. Kurse me epitetin më të spikatur e ka vlerësuar jetën, punën,studimet dhe arritjet shkencore e atdhetare drejtori i përgjithshëm i spitalit Rjonak dr Afrim Avdaj duke e ndarë vepërn e të madhit Sherf Besimi në tri etapa.Nxënësin e shklëqyeshëm të ardhur nga fshati,studentin e dalluar e së fundi specialistin dhe të paepurin për punën dr,Sherfin.”Ai ishte dhe mbeti një figurë emblematike.”tha drejtori Avdaj. Dr,Orhan Kubati si shok i gjeneratës që nga gjimnazi ka kujtuar evokimet e tija për dr Sherifin duke theksuar se ai si nxënës ishtë i shkelqyeshëm në Zagreb studenti më i dalluar dhe pas kësaj zgjodhi pediatrinë ,sepse ishin kohë tjera dhe sëmundja atëbotë fëmijët i vriste gadi përgjysmë nga jeta” Së fundi i biri dr.Valbon Besimi falenderoi të gjithë ata që u kujdesën në fundin e jetës së doktorit dhe ata që e kujtuan dhe morën pjesë në ceremonië e organizuar për babain e tyre , Prom dr Sherif Besimi njeriu që padyshim ka hyrë si pjesë e një legjendë në shëndetësinë kosovare,u tha nga shumica e pjesmarrësve.

KULTURË

0 2413

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...