Home Lajme KOSOVË Ua mbyllën sallat e dasmave, tash i shfrytëzojnë ato për fushatë

Rreth 200 salla të dasmave po qëndrojnë të mbyllura nga 13 marsi i vitit të kaluar. Kjo për shkak se Qeveria e Kosovës nga fillimi i pandemisë kishte vendosur të mos lejojë mbajtjen e dasmave. Por, këto salla, po i shfrytëzojnë vetë ligjvënësit, për të mbajtur tubime të fushatës zgjedhore, shkruan ExpressUa vynë drynin e nuk i lanë të punojnë, për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve. Kështu, rreth 200 salla të dasmave që janë në Kosovë, nuk kanë punuar qysh prej kohës kur në vend u konfirmuan rastet e para me koronavirus.Por, sallave që ua mbyllen dyert, ua hapën përsëri, por kësaj radhe për qëllime partiake.Partitë politike në Kosovë kanë filluar fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. E pothuajse krejt prej tyre, këto tubime me simpatizantë të vet po i mbajnë nëpër salla të dasmave.E kjo nuk po iu pëlqen aspak përfaqësuesve të komunitetit të sallave të dasmave.Driton Hoti, përfaqësues i këtij komuniteti dhe pronar i një restoranti të dasmave, i cili kishte të punësuar rreth 60 punëtorë, ka deklaruar për Gazetën Express se kjo që po bëjnë politikanët nuk është aspak në rregull.“Ne po qëndrojmë të mbyllur totalisht prej 13 marsit, nuk kemi qenë të lejuar të punojmë as një minutë. Me 8 mars e kemi mbajtur ndejën e fundit. Ne s’jemi lejuar të punojmë, për ta ruajtur shëndetin publik, kemi qenë dakord dhe jemi se duhet të ruhet shëndeti publik, por çka të themi kur ata që e kanë bërë Ligjin po e shkelin vetë. Nuk është fundi i botës që s’po punojmë, por duhet që politikanët të jenë të sinqertë. Këta s’kanë marre, nuk kuqen hiç, janë të gjithë të njëjtë pa dallim”, ka deklaruar Hoti.Hoti ka folur edhe për pronarët e sallave të dasmave të cilët po i hapin dyert e lokaleve të veta për të ua lejuar partive politike mbajtjen e tubimeve elektorale.“Gjithkush vendos për vete, ne nuk mund ta sanksionojmë askënd, unë nëse kam kërkesë prej tyre nuk e hapi”, ka thënë ai.Hoti deklaroi se në koordinim me Shoqatën e Gastronomëve dhe Oden Hoteliere, do të dorëzojnë padi në Gjykatë për shkelje të të drejtave të njeriut.“Sa njeriu ka mbetur pa punë për shkak të mbylljes dhe për shkak të ruajtjes së shëndetit publik. Por, kur po vjen puna te politikanët ata as s’po e ruajnë shëndetin publik e as nuk po e respektojnë Ligjin të cilin e kanë votuar vetë”. Nëse kemi sadopak hapësirë ligjore, në koordinim me gastronomët dhe Odën Hoteliere, do të dorëzojmë padi në Gjykatë për shkelje të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Hoti.Ndërkohë, përfaqësues të partive politike kanë shpërndarë nëpër rrjetet e tyre sociale fotografi nga eventet me simpatizantë të tyre, të cilat po i organizojnë nëpër salla dasmash.Gazeta Express Liridonë Çeta

KULTURË

0 83

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209