Home Lajme KOSOVË UDHËTIMET FAMILJARE PËR SHENJTËRIMIN E NËNËS TEREZË NË VATIKAN

Pa familjarët e zyrtarëve të delegacionit që udhëtuan për në Vatikan, “zor” se do të kishte ndodhur shenjtërimi i Nënë Terezës.

Një delegacion i stër madh, që ishte i përbën nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Isa Mustafa, kryekuvendari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi dhe ministra të qeverisë, nuk munguan edhe familjarë e të të afërmve të organizatorëve.

Mbulimi i shpenzimit të tyre deri më tani mbetet mister dhe asnjë institucion nuk ka qenë në gjendje të tregoi se kush e ka hartuar listën e njerëzve dhe kush i ka mbuluar shpenzimet.

Në udhëtimin për në Vatikan me bashkëshorte ka qenë Rafet Rudi, që është anëtar i Filarmonisë së Kosovës. Bashkëshortja e Rudit, Drita, ka qenë në Vatikan bashkë me delegacionin e Kosovës, por deri më tani askush nuk ka arritur ta sqaronte se kush i ka bartur shpenzimet e saj.

Në këtë udhëtim kanë qenë edhe katër familjarë të organizatores Diana Toska. Në Vatikan kanë qenë Leart Toska, Gent Toska, Andi Toska, Shpres Toska.

Po ashtu në këtë delegacion ka pasur ministra dhe deputetë që shtetin i ka kushtuar 300 mijë euro i gjithë ky shpenzim.

Indeksonline ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, Presidenca dhe Qeveria që t’i dimë shpenzimet e tyre, por ka kaluar një javë që nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës ka premtuar se do t’i bën publike shpenzimet javën që shkoi, por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndërsa për familjarët e saj, organizatorja Diana Toska ka thënë se kanë shkruar në Vatikan me shpenzime të vetat.

Toska, që ka qenë bartëse e projektit, ka thënë për Indeksonline se e ka organizuar vetëm pjesën e muzikës, ku i ka ftuar artistët, por jo edhe poilitikanët.

“I dashur koleg gazetar, se edhe unë jam gazetare, unë kam qenë organizatore e projektit, bartëse e projektit dhe unë i kam ftuar vetëm artistët dhe kam organizuar pjesën e muzikës, dhe ata njerëz i kam thirr. Organizimin për shkuarjen atje, 300 mijë euro Qeveria e Kosovës i ka bartë për Ipeshkvin e Kosovës, transportin, fjetjen të gjitha i ka organizuar Ipeshkvi e Kosovës. Ndërsa delegacionet që kanë ardhur nga Kuvendi, ajo është punë e politikanëve, unë nuk kam pasur qasje”, ka thënë Toska për Indeksonline.

Ndërsa kur është pyetur për Rudin që ka qenë me bashkëshorte, ajo ka thënë se nuk e dinë për të, pavarësisht se Rudi ka qenë pjesë e artistëve.

“Nuk e di për të, unë nuk kam pasur qasje në shpenzime. 300 mijë euro janë dhënë për fondacione për “Dritën” që është fondacion i Ipeshkvisë së Kosovës, prandaj unë nuk kam qasje, ku kanë shkuar dhe si kanë shkuar, kush ka qenë tek ka qenë. Atu lidhje nuk kam. Unë të përgjigjem rreth programit, rreth yjeve që i kam ftuar dhe organizuar. Unë jam përgjegjëse për këtë punë”, ka thënë Toska.

Toska e ka konfirmuar për Indeksonline se familjarët e saj kanë qenë në Vatikan, por për këtë kla një shpjegim.

“Po kanë qenë në Vatikan me buxhet timin. Po, mund të dëshmojë se të gjitha paratë e bankës dhe unë producente. Lirisht mund ta shkruash se producentja e këtij organizimi në Vatikan, shkoj me të gjithë ekipin realizues me buxhet tonin personal. Mund ta citosh ku të duash. Unë nuk jam marr me shpenzime dhe ftesa të askujt, është marr fondacioni “Drita””, ka thënë Toska për Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar edhe fondacionin “Drita”, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e adresuara me e-mail.

Ndërsa në Ministrinë e Kulturës po ashtu kanë thënë se Ipeshkëvia e Kosovës ka qenë organizatorja.

Përgjigjja e drejtorit të Departamentit të Kulturës, Sami Piraj ka qenë se se Ipeshkvia e Kosovës ka qenë organizatore për këtë aktivitet në Vatikan, jo MKRS-ja.

“Tërë aktiviteti është i organizuar nga Ipeshkvi a e Kosovës, prandaj këto pyetje i dërgoni atje. Ministria nuk ka qenë organizatore për ketë aktivitet”, ka thënë Piraj për Indeksonline.

Ndërsa Ipeshkvia në përgjigje përmes e-mailit ka thënë sërish se fondacioni “Drita” është organizatorja.

Në këtë përgjigje të Ipeshkëvis thuhet se ka pasur sfida dhe mangësi, por “mbi të gjitha është e rëndësishme dobia e përgjithshme që ka pasur ky eveniment kulturor”.

“Ipeshkvia e Kosovës falënderon Zotin, Selinë e Shenjtë-Vatikanin, Filarmoninë e Kosovës, Korin e Filarmonisë, solistët tanë të famshëm në botë, Qeverinë e Kosovës, që në një ditë aq madhështore për të gjithë, ne kombi i Nënë Terezës, kemi pasur mundësi të shpalosim nivelin tonë të lartë kulturor pranë pelegrinëve, kishës së gjithëmbarshme dhe njerëzve eminent botëror. Jemi të vetëdijshëm se ka pasur sfida, vështirësi dhe mangësi, por mbi të gjitha është e rëndësishme dobia e përgjithshme që ka pasur ky eveniment kulturor. Kisha Katolike ka qenë organizatore e këtij koncerti dhe ka marrë përgjegjësitë e organizimit të tij në Vatikan, por menaxhimin teknik të udhëtimit dhe të realizimit ja ka besuar Fondacionit “Drita” dhe atij “Nënë Tereza”. Prandaj, pyetjet e shtruara rreth këtyre çështjeve duhet t’i drejtoni tek Fondacioni “Drita””, ka qenë përgjigja e Ipeshkvisë.

Nga të gjitha institucionet që janë kontaktuar nuk kanë qenë në gjendje të japin asnjë shpjegim për shpenzimet që janë bërë, por vetëm është hedhur përgjegjësia diku tjetër./Indeksonline/

KULTURË

0 2725

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...