Home Lajme BOTË UNICEF: NË JEMEN 10 MILIONË FËMIJË KANË NEVOJË PËR NDIHMA

Nga konfliktet të cilat vazhdojnë pa pushim, në 6 muaj kanë humbur jetën të paktën 505 fëmijë, ndërsa janë plagosur 702 të tjerë.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se 10 milionë fëmijë të prekur nga konfliktet e vazhdueshme në Jemen kanë nevojë për ndihma urgjente, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNICEF, Christophe Boulierac, i cili ka folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën OKB-së në Gjenevë ka pohuar se nga konfliktet të cilat vazhdojnë pa pushim, në 6 muaj kanë humbur jetën të paktën 505 fëmijë, ndërsa janë plagosur 702 të tjerë.

Boulierac, duke tërhequr vëmendjen se mbi gjysmë milioni fëmijë nën moshën 5 vjeç përballen me rrezikun e urisë tha se: “Afërsisht 10 milionë fëmijë janë në nevojë për ndihma emergjente”.

Boulierac, duke vënë në dukje se situata njerëzore në vend përkeqësohet çdo ditë e më shumë, ka theksuar se madje mbi 20 milionë njerëz kanë vështirësi për të gjetur ujë të pijshëm e të pastër.

Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut theksohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme në vend kanë humbur jetën 2 mijë e 355 civilë si dhe 4 mijë e 862 të tjerë janë plagosur.

Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite prej muajit mars janë duke kryer operacione në Jemen, e cila për një kohë të gjatë është në paqëndrueshmëri politike, me qëllim për ti ndaluar Husitë të cilët janë në konflikt me trupat pro-qeveritare. Konfliktet mes Husitë dhe grupeve pro-qeveritare vazhdojnë në qytetet e ndryshme të këtij shteti.

KULTURË

0 2901

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...