Home Lajme BOTË UNICEF: Rreth 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria

Fondi Ndërkombëtar për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëron se rreth 1,4 milionë fëmijë përballen me “rrezikun e vdekjes së menjëhershme”, pasi që uria ka kërcënuar Sudanin e Jugut, Nigerinë, Somalinë dhe Jemenin.

Paralajmërimi i UNICEF vjen një ditë pasi që kriza e urisë zyrtarisht u shpall në disa pjesë të Sudanit Jugor, ku lufta civile shpërtheu në vitin 2013 dhe ku inflacioni i madh ka sjellë që shumë banorë të mos sigurojnë ushqim.

UNICEF me muaj paralajmëron për kequshqyerje të rëndë në verilindje të Nigerisë, sidomos në rajonet që janë plotësisht të paarritshme për shkak të kryengritjes të Boko Haram-it. Nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët theksojnë se pritet që edhe këtë vit rreth 500.000 fëmijë të përballen me kequshqyerje të rëndë në shtetet e Nigerisë, si në Borno, Yobi dhe Adamawa.

Nga UNICEF theksojnë se për shkak të thatësirës në Somali dhe konfliktit në Jemen rreth 500.000 fëmijë do të kenë “kequshqyerje të rëndë akute”.

KULTURË

0 2909

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...