Home Sport United e futë Chichariton në pazar, për këtë lojtar

Manchester United pritet ta rikthej në Premierligë Javer Hernandez Chichariton. Por kësaj radhe sulmuesi meksikan pritet të jetë anëtar i një skuadre tjetër. Chicharito ka gjasa që të futet në shkëmbim për blerjen e mbrojtësit të Sauthampton, Nathaniel Clyne.

Mbrojtësi i krahut anglez është një nga më të dëshiruarit e United dhe se Chicharito do të jetë “karrem” për të. Clyne e ka refuzuar kontratën e re me Sauthampton duke i hapur rrugën Manchesterit për ta blerë atë.
Vlera e tij llogaritet rreth 20 milion funta, por që futja në pazar e Chicharitos pritet ti zbres çmimin dukshëm atij./Indeksonline/