Home Prizreni online UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Durrësit.


UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Durrësit .Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Prof. Ass. Dr. Arif Riza, Dekan i Fakultetit Juridik në UPZ dhe Prof. Asoc. Dr. Andon Kume, Dekan në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në ke.Dekanët e të dy fakulteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të rëndësisë së veçantë e cila do të kontribuon në zhvillimin e njësive akademike në dy universitetet.
“Marrëveshja u arrit për bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor si dhe eficencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve bachelor e master, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.”njofton zëdhënsi i këtij universiteti Ramadan Baraliu. Delegacioni nga Fakulteti Juridik i UPZ gjatë kësaj vizite në Shqipëri kanë vizituar edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës ku janë takuar më mësimdhënës të këtij fakulteti.

KULTURË

0 2130

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...