Home Prizreni online UPZ ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadollit në Turqi


Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadolit në Turqi, për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit ERASMUS +. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili me bashkëpunëtor po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet.Gjatë vizitës në Zyrën e Rektorit janë zhvilluar biseda në mënyrë që të përmirësohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes dy universiteteve. Pjesë e delegacionit nga UPZ, janë edhe Prof. Dr. Ismet Temaj, Dekan në Fakultetin e Edukimit, Prof. Dr. Soner Yildirim, shef i degës së gjuhës turke në këtë fakultet, Koordinatori për shërbime studentore Abdylbari Shalqini si dhe përkthyesi shqip-anglisht dhe anasjelltas, Përparim Avdullahu, i angazhuar me punë shtesë si koordinator për çështje studentore në UPZ. Ata u pritën nga rektori Prof. Dr. Naci Gündoan, Prorektori Prof. Dr. Adnan Ozcan, drejtor i njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Dr. Bilge Kagan Ozdemir, përgjegjës për shërbime studentore

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...