Home Lajme KOSOVË Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Sead Alushit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë të martën se operacioni i kërkimit po vazhdon ende në mënyrë intensive dhe se ka kërkuar edhe angazhimin e një helikopteri dhe një barke speciale, të cilat sot pritet të jenë në funksion dhe besohet se do të bëjnë punë në gjetjen e Seadit Alushit.

Duke shpreh keqardhje për rastet që kanë ndodhur, Bahtiri tha se të gjitha incidentet kanë qenë të natyrës kriminale, por që për shkak të specifikave të vet qytetit, mund t’u jepen ngjyrime të tjera dhe kjo reflekton në tensionimin e situatës.

“Thënë të drejtën, situata është e tensionuar, mirëpo fal bashkëpunimit të mirë të të gjithëve, si nga ana e politikës ashtu edhe asaj policore e ushtarake, kjo situatë po menaxhohet mirë. Përveç incidenteve të natyrës kriminale, kemi edhe rastin e zhdukjes së 17 vjeqarit, Sead Alushi, i cili ende nuk është gjetur, edhe përkundër angazhimeve të organeve të kërkimit”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se operacioni i kërkimit po vazhdon ende në mënyrë intensive, dhe se ka kërkuar edhe angazhimin e një helikopteri dhe një barke speciale, të cilat sot pritet të jenë në funksion dhe besohet se do të bëjnë punë në gjetjen e Seadit. /Telegrafi/

 

KULTURË

0 2775

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...