Home Lajme KOSOVË Vendimi i Qeverisë: Gjysmëvejtori i dytë fillon më 18 Janar

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka marrë vendim që procesi mësimor të nis ashtu sic ishte paraparë më 18 Janar.Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat do të organizohet sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në formën online, përvec provimeve, punës praktike dhe laboratorike që duhet të organizohet në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.Derisa konviktet dhe menzat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje të dhe përhapjen nga Covid-19.