Home KULTURË VEPRA MË E SHTRENJTË E ARTIT E TË GJITHA KOHËRAVE, PIKTURA E...

Vepra e artistit Pablo Picasso, “Algerian Woman” apo “Grua Algjeriane” (versioni O) mbrëmë në ankandin në New York është shitur për 179 milion e 365 mijë dollarë, një shifër rekorde, përcjellë Anadolu Agency (AA).

Piktura e artistit spanjoll kështu u bë vepra më e shtrenjtë e artit e shitur në ndonjë ankand. Akoma nuk është i njohur emri i pronarit të ri të kësaj vepre të vlefshme të artit.

Para ankandit të mbrëmshëm, statusin e veprës më të shtrenjtë të artit e kishte triptiku “Three Studies of Lucian Freud”, i krijuar në vitin 1969. Dy vjet më parë është shitur për 142 milion dollarë.

Gjithashtu, në ankandin e mbrëmjes së kaluar, skulptura e Albert Giacometti, “Pointing man” është shitur për 141,3 milion dollarë, dhe kështu u bë skulptura më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Të dy veprat e artit janë ndër kryeveprat e këtyre dy artistëve të shekullit të 20-të.