Home Lajme KOSOVË Vërshime edhe në Rahovec

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka njoftuar se ka pasur vërshime në disa fshatra pas reshjeve të shiut.Sipas kësaj drejtorie, ekipet emergjente kanë dalë në terren që në orët e hershme për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet.“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Debllokimet janë bërë Rahovec, Pastasel, Polluzhë, Çifllak, Sarosh.. Po vazhdojmë në vendbanime të tjera”, thuhet në njoftim.Sot gjatë ditës janë raportuar edhe vërshime e rrëshqitje të dheut edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Kjo për shkak të reshjeve të shiut e borës që kanë filluar të bien ditët e fundit.