Home Lajme KOSOVË Veseli vizitë në Strasburg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në krye të një delegacioni parlamentar, ka udhëtuar sot për në Strasburg të Francës. Delegacioni parlamentar i Kosovës do të marrë pjesë në takimin e shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova, i cili zhvillon punimet më 29-30 prill 2015.

Takimi do të bashkëkryesohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula.

Në takim do të diskutohet për progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së, liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në përbërje të delegacionit, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Aida Dërguti – nënkryetarë të Kuvendit, Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Pal Lekaj, deputet nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë dhe Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...