Home Lajme KOSOVË VETERANËT TË SHTUNËN BLLOKOJNË 24 ORË GRYKËN E KAÇANIKUT

Bllokimi i magjistrales Prishtinë-Shkupë këtë të shtune do të jetë target i veteranëve të luftë së UÇK-së. Për 24 orë rresht Gryka e Kaçanikut do të jetë e bllokuar nga protesta e tyre.

Ata këtë hap e kanë paralajmëruar pasi ndjehen të indinjuar nga vonesat e shumta në verifikimin e veteranëve, të bindur se kështu prekin direkt buxhetin e Kosovës, transmeton KTV.

Përfaqësuesi i veteranëve protestues të Kaçanikut, Jeton Kuçi, ka thënë se ka zgjedhur këtë pikë pasi për 24 orë Kosova ka përfitime rreth 1 milion euro, andaj edhe synimi i tyre është të dëmtohet buxheti, pasi që në këtë mënyrë ndoshta qeveria do të reflektojë për kushtet e rënda të jetës së atyre që luftuan.

Ndërkaq Xhevdet Qeriqi, që udhëheq Këshillin për mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se në rast se Qeveria nuk nis së zbatuari ligjin, protesta do të zhvendoset në kryeqytet dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...