Home Lajme KOSOVË VETURA GODET DY TË MOSHUAR QË PO KTHEHESHIN NGA “TARAVITË”, NJËRI VDES

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në rrugën Podujevë – Merdarë, përkatësisht te Ura e Nishit.

Një person mashkull rreth moshës 70-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër rreth moshës 65-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK, pasi këta dy të fundit janë goditur nga një veturë teksa po kalonin rrugën, raporton llapi.info.

Sipas burimeve, vetura e cila ka goditur këmbësorët ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat meshkuj ishin duke u kthyer nga namazi i taravive.

Mësohet se tabela e veturës ka mbetur në vend të ngjarjes.

Policia është duke e hetuar rastin.

KULTURË

0 2433

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...