Home Lajme KOSOVË VIKTIMAT E KRIMEVE SEKSUALE SË SHPEJTI ME STATUS

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Në këtë takim është diskutuar për finalizimin e rregullores për verifikimin e statusit të viktimave të krimeve seksuale të luftës.

E para e shtetit e ka quajtur këtë si hap shumë të rëndësishëm për njohjen e statusit të kësaj kategorie, ndërkohë që ka kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të themelojë komisionin qeveritar për këtë kategori.

Nga ana tjetër, ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se ky komision do të themelohet shumë shpejtë dhe se verifikimi do të fillojë brenda këtij viti.

Në këtë takim ka folur edhe zëvendës ministri i drejtësisë Lirak Qela, i cili ka thënë se punuese janë duke u angazhuar që këtyre viktimave t`u mundësohet qasja në drejtësi sa më lehtë që është e mundur.

Në këtë takim është prezantuar edhe formulari i aplikimit të viktimave të krimeve seksuale të luftës, ku kjo kategori do të mund të aplikojë nëpër OJQ të autorizuara, zyra të veteranëve e invalidëve të luftës nëpër regjione si dhe direkt në sekretariatin e Komisionit qeveritar që do të themelohet për ta.

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...