Home Opinione Virusi Covid-19 dhe dy llojet e njerëzve që do të shpëtojnë nga...

Sipas disa burimeve ne internet, madhësia e Corona virusit është 0.12 mikrometra, apo për të përfytyruar ketë madhësi: ne nje milimetër mund te futen afro 10000 dhjetë mijë viruse.

Pa marrë parasysh madhësinë, është interesant fakti që një virus aq i vogël mund të shkaktojë aq shume telashe.

Pa hyrë ne teoritë konspirative rreth prejardhjes se virusit, dëshiroj te bëj një analizë rreth efekteve që shkakton ky virus si dhe çka “ndodh me njerëzit“ pas virusit.

1. Askush nuk është imun ndaj këtij virusi – as VIP-at, as pastruesit, as punëtoret, as profesorët e as mjeket – d.m.th. virusi nuk bën diskriminim fare.
2. Paraqitja e virusit Covid -19 na mësoi se sa lehte mund te biem pre e informatave mediale. D.m.th. na tregoi se nuk jemi imun ndaj mediave.
3. Nje virus aq i vogël mbylli shtete te tera dhe sipas të gjitha gjasave do te ketë pasoja ne ekonomitë e tyre (natyrisht vendet me te zhvilluara mund te rikuperohen me shpejte por prape edhe ato do te kenë pasoja). Ndërsa shtetet me pak te zhvilluara, shpresoj se do te marrin mësim nga ky virus qe me qene ma patriotik dhe me nacionalist (ne kuptimin pozitiv te fjalës), dhe jo vetëm me pas qëllime egoiste.
4. Virusi Covid 19 na shtyri (me zor) te reflektojmë për prioritetet tona ne jetë, për rëndësinë e shëndetit para pasurisë, për rëndësinë e familjes ne krahasim me shokët virtual te mediave sociale, për rëndësinë e disa profesioneve siç janë mjeket dhe te gjithë ata qe mirëmbajnë higjienën qofte ne nivel qyteti qofte ne nivel lokalesh. Na shtyri te meditojmë “jashtë kutisë” (natyrisht ata qe donë të meditojnë, e ata qe vazhdojnë te ia bëjnë qefin vetes, Zoti i ndihmoftë).
5. Virusi Covid 19 na e ndali hovin e “ëndrrave” tona: do ta bej ketë, do ta bej atë etj. etj. Si duket krahas planeve tona, janë edhe planet hyjnore qe ndonjëherë nuk janë kompatibile me tonat, por gjithsesi janë plane qe pa dyshim realizohen e këto tonat, nuk kane garanci se do te realizohen. Nje barsoletë thotë: Dëshiron ta besh Zotin te qesh? Atëherë tregoi për planet e tua.

Sidoqoftë, përfundimisht mendoj se pas Corona virusit do te ketë vetëm dy lloje te njerëzve.

1. Njerëz vigjilent qe mundohen te mësojnë nga përvoja e Corona virusit. Ata qe do te jene falënderues për tejkalimin e sprovës. Ata qe do te pranojnë se sa te dobët janë. Ata qe do te arrijnë ne përfundim se edhe jeta jone ka “afatin e skadimit” sikur artikujt qe blejmë ne treg. Ata qe do të pranojnë se ekziston nje entitet (unë e quaj Zot) te tjerët e quajnë Nëna natyrë, Fuqia Kozmike etj, që vendos për fatin e tyre dhe se askush nuk është I privuar nga vullneti absolut i Tij.

2. Njerëz pa mend qe nuk e marrin mundin te analizojnë fare “aventurën” me Corona virus. Njerëz pa brenga qe mendojnë se do te jetojnë pafundësisht. Njerëz qe mendojnë se janë te paprekshëm pasi edhe “virusi” I anashkaloi. Njerëz gafil ( te cilët Allahu nuk I do, pasi ra fjala) qe mendojnë vetëm për vete dhe nuk mërziten për asgjë tjetër.

Shpresoj për veti qe nuk do te jem nga këta te dytët.