Home Lajme KOSOVË Vjosa Osmani: Emërimi i konsullit në Pragë është bërë nga Thaçi, do...

U.d. e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas emërimit të konsullit, në Pragë.Ajo ka thënë se emërimi i konsullit të përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-presidenti Thaçi, e jo nga ajo si ushtruese e detyrës.Osmani ka thënë se është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë, prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.“Emërimi i konsullit të përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Me gjithë kërkesëm time, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjell për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga Qeveria”, ka thënë Osmani.Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, sipas Osmanit, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike.“Nuk mund të hapen konsullata të përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar ajo.

KULTURË

0 82

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209