Home Lajme KOSOVË Vjosa Osmani personi më i votuar në Kosovë, merr mbi 300 mijë...

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt 2021.
Sipas rezultateve nga KQZ-ja, Vjosa Osmani e cila është kandidate për presidente ka dalë personi më i votuar në këto zgjedhje, shkruan IndeksOnline.

U.d së presidentes, Osmani, e cila bëri koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë 300 mijë e 788 vota.