Home Lajme Arrestohen dy persona për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, dy të arrestuarit dyshohen se kanë ndihmuar kryesit e vrasjes duke i fshehur faktet.
Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë pasi që janë ende të mitur.

“Të premten janë arrestuar dy persona, njëri është i lindur 2003 një 2004 dhe janë të dyshuar që kanë ndihmuar kryesit e vrasjes penale, vrasje, të cilët kanë fshehur faktet. Këta i kanë ndihmuar me fsheh armën. Ata me vendim të prokurorit janë ndaluar për 24 orë meqë janë të mitur”, tha Osmanollaj.