Home Lajme KOSOVË Vrasja në Prishtinë ishte aksidentale thotë avokati i rastit tragjik

Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.


Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.