Home Lajme KOSOVË Vrasje e rëndë në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Prishtinë, raporton GazetaBlic.Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se në lidhje me këtë rast një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion te ndriçimit të plote të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.