Home Lajme KOSOVË Vuçiç: Nuk do të heshtim ndaj deklaratave për bashkimin Shqipëri-Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, tha se Serbia do të vazhdojë politikën paqësore, porse nuk mund të hesht në qindra deklarata të tilla, raporton Anadolu.

Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve, pyeti se çfarë do të kishte ndodhur nëse dikush në Jajinci të bënte hartën e Serbisë së Madhe apo diçka të ngjashme.

“Çfarë do të më bënit mua, vendit tim dhe të gjithë të tjerëve. Keni heshtur kur kjo ndodhi në Shqipëri. Ndaj atij lloji të standardeve të dyfishta reagoni qetë, me durim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, do të insistojmë mbi këtë, por në çdo rast do t’ua bëjmë me dije se çfarë mundet, dhe çfarë jo”, deklaroi kryeministri serb.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për mediat kosovare ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do jenë të detyruara të bashkohen, duke kritikuar kështu politikën e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. /AA/

KULTURË

0 2791

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...