Home Lajme KOSOVË VV-ja sqaron pse disa ish-deputetë nuk janë në listat e publikuara nga...

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur publikimin emrave të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.Kjo është bërë me propozimin e degëve të ndryshme nëpër Kosovë.Megjithatë, ajo që është diskutuar është fakti se disa prej ish-deputetëve të legjislaturës së fundit nuk janë propozuar për deputet.Në partinë e Albin Kurtit thonë se të zgjedhurit nga këshillët e qendrave janë vetëm gjysma e listës përfundimtarëve të kandidatëve për deputet.Në një përgjigje për G.Express nga zyra për media thonë se pjesa tjetër, pra gjysma e saj plotësohet nga kryesia dhe kryetari i partisë.“Në fillim të javës kemi shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë nga qendrat tona. Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të zgjedhurit nga Këshillet e Qendrave do të përbëjnë ½ e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pjesa tjetër e Listës, pra gjysma tjetër, do të plotësohet nga Kryesia (¼) dhe Kryetari i Lëvizjes (¼). Shumë shpejt, e gjithsesi para afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, do të bëhet publike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë nga Vetëvendosje.Dje janë bërë të ditur emrat e disa prej kandidatëve për deputet të publikuar nga degët.Nga dega e Ferizajt ka munguar emri i Hekuran Muratit, nga dega e Pejës e Rozeta Hajdarit ndërsa nga dega në Vushtrri nuk është propozuar Gazmend Gjyshinca sikurse nga Prizreni Hajrullah Çeku e nga Gjilani Labinotë Demi Murtezi.

KULTURË

0 82

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209