Home Lajme KOSOVË VV:Autostradën dhe hekurudhën do të ndërtojmë ne me kredi,derisa fitimet do të...

Lëvizja “Vetëvendosje” ka kritkuar edhe sot Qeverinë e Avdullah Hotit për marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme të nënshkruara me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.Në theks të veçantë ishte marrëveshja që tregon se Kosova do të lejojë korridoret hekurudhore e rrugore që Serbia të dalë në detin Adriatik.Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Hekuran Murati e konsideroi skandaloze që investimin për “korridorin e Serbisë” do ta bëjë shteti i jonë.“Delegacioni i dha korridorin pa marrë asgjë. Nuk është vetëm puna e korridorit, por edhe investimin t’i ja bëjmë ne.Është e pavërtetë që do të ketë miliarda. Këto janë premtime sikurse në fushata zgjedhore për 200 mijë vende pune”, është shprehur Murati.