Home Teknologji Xiaomi dhe Lenovo do të sjellin telefona në Windows Phone

Microsoft ka njoftuar se tani në listën e kompanive partnere për prodhimin e telefonave në WindowsPhone i ka shtuar edhe gjigantët e teknologjisë, përkatësisht kompanitë e mëdha kineze – Lenovo dhe Xiaomi.

Telefonat Lenovo në WindowsPhone do të jenë në dispozicion kah mesi i vitit, fillimisht përmes China Mobile, dhe këto modele do të mbështeten në WindowsPhone 8.1 pasi që Windows10 për telefona do të lëshohet gjatë verës së këtij viti.

Por Lenovo’së do ti bashkëngjitet edhe kompania Xiaomi, e cila do ti prezantojë modelet e reja të telefonave në WindowsPhone, dhe me sa duket të njëjtit do të ofrojnë menjëherë Windows10, si sistemin e tyre operativ.