Yllza Hoti nga Prizreni është deputetja që do ta zëvendësoj Vjosa Osmanin
Yllza Hoti do ta zë vendin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjes së kësaj të fundit në krye të shtetit.
Hoti e cila ka garuar nga Prizreni është e para në listën e pritjes për t’u bërë deputete e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte marrë 5929 vota.