Home Lajme KOSOVË Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara.Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të Veliut:Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara :Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëveZafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.Milan Radojević – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;– Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe– Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;– Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dheRiatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

KULTURË

0 60

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren