Home Lajme KOSOVË Zafir Berisha: Lista Serbe dhe Vetëvendosje s’votuan për Rimëkëmbjen

Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se përveç Listës Serbe, ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk e votoi as Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Express.Berisha filloi shkrimin duke thënë se “Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.Tutje, ai tha se është kureshtar ta dijë nëse deputetët që nuk e votuan këtë ligj, a do t’i shfrytëzojnë benefitet e këtij ligji.“Jam shumë kurreshtar që ta dijë kur vjen momenti, a do t’i shfrytëzojn benifitet që dalin nga ligji që u votua sot ne Kuvendin e Kosovës, këta deputet dhe mbështetsit e tyre”, pyeti Berisha.Kujtojmë se ligji për Rimëkëmbje Ekonomike kaloi sot në Kuvend me mbështetjen e PDK’së.Ata që nuk e votuan, Lëvizja Vetëvendosje, deklaruan duke thënë se propozimi i ligjit ishte gabim i madh, për shkak se nga ky ligj do të përfitojnë burokratët në Kosovë, e jo populli.

KULTURË

0 78

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209