Home Sport Zamparini: Do ta shesim Dybalan në verë

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka konfirmuar se sulmuesi, Paulo Dybala, do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Dybala sivjet ka qenë ndër sulmuesit më të mirë në Serie A, transmeton ‘koha.net’. Ai ka shënuar 12 gola në 27 paraqitjet për klubin sicilian.

Zamparini ka konfirmuar se për Dybalan janë interesuar shumë skuadra dhe se ai do të largohet gjatë verës.

“Është e qartë që Paolo do të largohet. Ne jemi duke kërkuar për një sulmues tjetër. Ne kemi vetëm Andrea Belottin. Andaj përkrah tij duhet të kemi edhe një sulmues tjetër”, ka thënë presidenti i Palermos për Live Sicilia.